Intervistë me “Key Artist” Dije Saraçi, në Javën e modës Couture 2018, sezoni i 28-të, New York

Kultura

Intervistë me “Key Artist” Dije Saraçi, në Javën e modës Couture 2018, sezoni i 28-të, New York

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 12 shtator 2018 Në ora: 15:34
Java e modës Couture 2018

Java e Modës Couture, e themeluar në vitin 2005 nga Andres Aquino, e cila paraqet një seri të modës luksoze në qytetin e Nju Jorkut, Kanës dhe qyteteve të tjera të mëdha dhe që janë metropolet e botës, Tokio, Londer, Paris, Romë, Amsterdam, Berlin dhe Madrid, u mbajtë nga data 8 dhe 9 Shtator në Veprimtaria në sallonin e modes së Hotelit “Crowne Plaza Times Square”, Broadway në New York City.

Stilistë të shkëlqyeshëm nga e gjithë bota, me një sfilatë të klasës botërore paraqiten për tri ditë me rradhe në New York, paradën  më të madhe të botës, veshje dhe aksesorë të modes më të fundit, Ekspozita e artit dhe produkteve luksoze dhe shërbimeve për të përjetuar një vitrinë të jashtëzakonshme të luksit dhe stilit, në metropolin e botës qytetin e Nju Jorkut.

Javës e modës Couture 2018, sezoni i 28-të, i ngjarjes prestigjioze, ku përfshiheshin edhe moda e koleksionit "Tango Cabaret" nga projektuesi dhe producentja Andres Aquino, në sallonin e Hotelit “Crowne Plaza Times Square”, Broadway në New York City, pas kuintave të pasareles me famë botërore, kishte edhe një artiste të modes, një shqiptare.

Miradie – Dije Saraçi ishte për të tretin vit me rradhë – Key Artiste, e kësaj veprimtarie prestigjoze në Nju Jork, e cila i dha një intervistë eskluzive, gazetarit tonë në New York, Beqir Sina për gazetën Bota sot.

Image

Për më shumë ndiqni artisten shqiptare Dije Saraçi  e cila tregon se cili ishte roli i saj në këtë event botëror të modës, dhe çfarë ka veçuar ajo nga pasarela e modes : “Javës e modës Couture 2018, sezoni i 28-të” në Nju Jork.

Dije, vetëm pak ditë më parë, në New York, nisi sezoni vjeshtor i “Couture Fashion Week”, cili ishte roli juaj në këtë sfilat?

Roli im në “Couture Fashion Week”sesionin e 28të, të saj, është Key Artiste, dizajnere për flokë dhe grim në industrin  e modës  në New York.

Une Dije Saraçi si Key artiste  në bashkpunim me dizajneret e rrobave dhe në shumë raste me shijen time vendosi se si do të duken flokët  dhe grimi i modeleve ku si rezulat ka kombinimin e paraqitjes nëpër sfilata e modës. 

Tash 3 vite e gjysmë jam pjesë e kësaj industrie si antare e grupit të Artistit dhe Liderit  të njohur globalisht nëpër Botë Marcello Costa - Fashion Industry.

Në këtë shfaqje, a vijnë stilistët nga e gjithë bota, që prezantojnë koleksionet e tyre të cilësisë së lartë? dhe cilët mund të veçoni ju si meqense ishit dhe "Key Artist"?

Në cçdo sezonë në Industrin e modës punoj me dizajnera nga e gjithë Bota siç janë nga Italia, Anglia, Franca, Gjermania ,Austria, Malazia ,Brazili si dhe shtetet e ndryshme të SHBA- Kanada dhe Amerikës Latine.

Une në këtë sezon do të veçoja veshjet e dizajneres Gina Frias, dizajnerit Fiziwoo nga Malaysia si dhe Alexandra Popesque nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Image

Cilat ishin risit e reja me trendet e stinës që solli këtë sision “Couture Fashion Week 2018”, në New York City?
 
Si çdo sezonë edhe këtë vit në “Couture Fashion Week” në New York, patjeter kishte edhe risi të reja pra trended e reja si quhen në sfilatat e modës . Këtë sezonë ishin të pranishme shijet e viteve të 50ta dhe 60ta, gjë që na bënë të kuptojmë se po rigjenerohen stilet dhe ngjyrat e veshjeve që janë përdorur shumë vite me parë.
 
 A mund të filsni edhe pak për detajet që karakterizuan veshjet, nëpërmjet këtij brandi që thoni ju?
 
Po! Veshjet ishin mjaftë interesante dhe të punuara me shumë  mjeshtri . Ishin mjaftë aktive nga disa dizajner kalepat dhe dekoruse nga stilet e viteve te 50ta si dhe ato krijuese nga vet dizajnerët ,pelerinat etj . Po ashtu kishte mjaftë ide krijuese moderne të cilat besoj se do të perdoren sukseshëm në çdo vend nëpër botë . Ngjyrat dominuese në këtë setonë ishin e zeza, e verdha, e bardha, gold, pink, e kaltërta si dhe carame.

Mirëpo  dominuese ishte e zeza dhe  e verdha pothuajese ngjyrëe perdorur nga të gjithë dizajnerat.

Për të bërë prezantimin në nje pasarelë të këtill nga përvoja juaj si përzgjedhen vajzat e bukura dhe me sharm, dhe a ka emra të njohur të artit dhe aktore?

Sigurisht! Në industrinë e modës marrin pjes aktore si dhe modele nga e gjithë bota siç jan Gigi Hadid , Bella Hadid ,Sandra Kashyrina miss world Model ,Sali Mia Miss Ohaio si dhe Miss all Star United States . Zakonisht, zgjedhen vajzat e gjata jo shumë të dobsuara sikurse viteve te kaluara. Si çdo sezonë edhe këtë herë u zgjodhën vajzat me pamje naturale bjondina, brunete nga e gjithë bota. Ndërkohë, që për mua kjo është viti i tretë që bëhem pjesë e pasarelave të modës në “Couture Fashion Week”, New York City, dhe që eshtë më e madhe në mbarë botën. 

Image

 
Meqenese jeni me eksperiencë - kur do të realizoni një pasrel të till me stilistët shqiptare dhe brandet e tyre? në New York City

Industria  e modës  në New York, është mjaftë e  lartë me çmime të pa “kapërdishme”ose të mëdha, si dhe pakot për të prezanuar një linjë të rrobave për një dizajner Shqipëtar nga Kosova apo Shqipëria, duan buxhet të fort finaciar si për fillim.

Duke u bazuar në gjendjen ekonomike të Kosovës e Shqipërise, unë jam duke punuar në një projekt personal, i cili do të krijoj shumë mundësi më të mira  për dizajnerët Shqipëtar-e, të prezantojnë veshjet e tyre në Industrinë e modës në Amerikë, i cili besoj se do të filloj të aplikohet në një periudhë të shkurtë kohore.

Zonjusha Saraçi, Shumë të Faleminderit dhe suksese!

Faleminderit juve që gjetët kohë për të më intervistuar mua në javen e modes “Javën e Modës Couture 2018”, sezoni i 28-të, si dhe punën time si Key Artiste këtu në New York.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat