Jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë edhe për botën. Pse?…”

Kultura

Jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë edhe për botën. Pse?…”

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 19:34

Përkujtojmë sot disa nga fjalët e intelektualit, fratit françeskan, teologut dhe shkrimtarit e filozofit At Zef Pllumi.

 

“Hapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë edhe për botën. Pse?… Mjerisht duket se tash shumë kohë ne nuk na punon logjika si tjerëve: i thurim lavde vedit për mbrapambetjen tonë, turpet i quejmë ‘virtyte të larta të kombit’.

Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën…

Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo. Na mungon mendja e mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia.

Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem. Nuk na sjell lavdi origjina, në qoftë se jemi të përçamë dhe mendojmë si t’i bajmë vorrin vëllaut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat