Si gjak
Si shkëmb,
Të kujtoj më mall
Ti, vendi im.
Në palcë shpërthen edhe shpirti i dërmuar
Dhe shkëmbi mbulohet me gjak,
Nga trimëria jote.
E vazhdon rrugën i ndjeri...
Si pishtar i lirisë
Pa bër nam.
As zë nuk lëshon i shkreti,
Se aty qëndronin frikat..
Ato që edhe lirinë e damkosën.
Kështu siq është liria sot:
E vrarë,
E djegur,
E nëpërkëmbur,
Pa shpresë,
Pa dije,
Pa dinjitet.
Vjen dhe zëri im
Dhe një ditë zhduket i tëri...
Pa mëshirën e Zotit.
Kështu veç të jetoje sot, them
Si gjak dëshmori të dua!
Dhe për asgjë tjetër...
Ti vrave vetën nga pulëbardhat
Si shtegëtare kur kthehën të plagosura
Pasi që kanë kaluar shumë male...
Dhe ato thoshin me plot kuptim
Eja, të vdesim së bashku!
Në vdekjën tonë që e harruam
Sa ishim gjallë, por të vdekur..
Për lirinë e vendit tonë, Dardanisë!