Lutje në amshim për Ty, Kolonel....

Kultura

Lutje në amshim për Ty, Kolonel....

Nga: Agron Zeqiraj Më: 23 shtator 2018 Në ora: 21:55
Rivarrimi i heroit, Kolonel Ahmet Krasniqi

Një lutje për ty,

Një kujtim kaq i gjatë, Kolonel...
Njëzet vite veç dhimbje e kujtime,
Por të gjitha të lara në gjak, o Zot!

Një lutje për ty dhe madhështin tënde,
Nga kreshtat tua të trimërisë, që "armiku në fund të vrau", nga dora shqiptare, Kolonel.!

Athua vallë, është dashur të vritej Ti,
sepse ogurëzit në Tiranë e gjëtiu, e donin vrasjën tënde..? 
Nuk e them dot, "pikëllimin" që kishin për ty ata, kinse..., çfarë turpi, o Zot"! 
Dhe as që them si Ti, Kolonel, i pëngove në luftën e lirës...., 
Përveç ideologjisë së tmerrshme komuniste e fashiste që kishin në zemrat e tyre, e siq dukej, ky ishte zëmrimi tyre i mjer në luftën e lirisë...

Dhe, prandaj këtu gjete vdekjën Ti,Kolonel, 
Se ata të kishin halë në sy, dhe në fund edhe të vran.. 
Që të jetonin të "ndershëm e çlirimtar kinse", duke vrar një çlirimtar nga radhët e veta...njeriun e dijës e pendës akademike. Çfarë Absurdi!

Po ku ka si ty Kolonel, që njeriu të donë e të donë dhe vetëm të donë...e ndoshta aspak nuk ka vend për urrejtje këtu, përjashto komunistët dhe LPK-në...

E në fund ti njohe botën çlirimtare tënden dhe the në emër të Kosovës...
të gjithve ua fal pabesin, për hir të shtetit të ri e liridashës, Kosovës!
Të gjithve ua fali jetën time!
Të gjithve ua uroj Kosovën tonë të lirë!
Të gjithve vetëm liri, çlirim e shtetësi iu uroj!
Të na rroj Kosova, gjithmonë - 
këtu fali dhe gjakun tim.

Faleminderit, Kolonel!

Pusho në paqe tashmë në tokën që e deshte aq shumë, Kolonel!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat