Qenujqit e ishullit

Kultura

Qenujqit e ishullit

Nga: Sinan KAMBERAJ Më: 25 shtator 2018 Në ora: 20:12
Sinan KAMBERAJ

Si s'pushuan lehjet në Ishullin e Dhimbjes
As mbas ikjes së Hienave drejt Polit të Veriut?!
Janë lehje a hungërima këto, s’e di njeri -
Se, Ujqit u bënë Qen e Qentë - Ujq, përsëri!
Të Parët, mbase, instinkti i ndërrimit të Qimes po i cytte
Të Dytët, padyshim, po i thërriste Jehu i Egërsisë
Ata -
Ditën, sybote hakërrohen - ujqërisht
Natën e lëpijnë sho’shojnë - qenërisht!
*
Noah -
Sapo e kish nxjerrë Arkën në Breg
Kish parë në sytë e tyre Tërbimin -
Epshin e zjarrtë kafshor për kafshim
Lehni e hungërini -
sa t’u mbajnë dhëmballët!
Po, kujdes nga Çartja! -
u kishte thënë Ai
Se -
Do t’ju zë Mallkimi Zoologjik -
Zhdukja brenda Llojit ju pret!
*
Sakaq -
Si të një Familjeje që janë 
Qentë e Ujqit - Qenujq u banë!
*
Tashmë -
Saherë ndërron Moti në Ishull
Ulërimat e Qenujqve të çartur çajnë Qiejtë
dhe kthehen korieve e luginave si reshje -
në trajtë jargësh të kuqrreme ...
Pastaj -
Duhmë Hienash bie s?rish
Dhe -
Ishullin e pushton trishtimi ...
Banorët -
Mbyllin me rrapëllimë dritaret
dhe i falen Profecisë së Noah's -
Amen!
*
Qenujqit hungërlehin thekshëm
Në Ishull s’mbyll kush sy Muzg e Ag
Sa të gjata e të boshta janë Netët
Yll' i Mëngjesit, sa larg paska qenë -
Sa Larg!
*
Dhe -
Jeta vazhdon mes lehjesh - 
Jetë Qençe, gjithsesi!
Siç thoshte në Kohën e Kolerës
I Arratisuri i Dhimbjes Epike -
Poeti ynë - Ali!
Ç’haraç paguan ky Ishull?!
Këtë - s’e di as Zot’ynë i Tij - 
S’e di, jo, as vetë Djalli i Zi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat