Pallavrat shekullore shqiptare

Kultura

Pallavrat shekullore shqiptare

Nga: Sulejman Mehazi Më: 6 tetor 2018 Në ora: 17:09
Sulejman Mehazi

Gjatë kohës parademokratike shqiptare postmbretërore e postkomuniste, babai i gjuhës shqipe, Eqrem Çabej, thotë se historia më e errët e më e hidhur ilire-shqiptare është periudha që nga shek. II-të të e. s. deri në shek XI, ku në Ballkan s'është biseduar fare për shqiptarët. Kjo periudhë e plandosjeve, shtypjeve, vrasjeve, largimeve e dëbimeve makabre të popullatës ilire vendase nga Perandoria Romake e bëri që zotërinj në trojet  tona të bëhen sllavët e ardhur nga Kafkazi. 

Thëniet e Eqrem Çabejt na detyrojnë të mendojmë seriozisht, sinqerisht, thellësisht e shkencërisht për t'u mos u marrë më, njëherë e përgjithmonë, me pallavrat shqiptare shekullore.

Eqrem Çabej na çon të studiojmë analizojmë se pse ndodhi e u bë lufta 600 vjeçare Ilire e Romake? Sikur ilirët të ishin krishterë atëherë pse u bë kjo luftë gjashtë shekullore? 

Mos ndoshta ilir?t s'pajtoheshin me krishterët për shkak besimit të tyre ndaj Lekës të Madh?, mos ndoshta ilirët kishin profetin e vet, besimin e vet të Lekës të Madh e s'pajtoheshin me krishterët?

Si ndodhi që para lindjes së Krishtit (Hisait) në Gadishullin  Ballkanik të dominonte popullata me gjuhën e saj ilire, kurse pas lindjes së Krishtit të shkatërrohet aq shume sa që të mos flitet asgjë për  ilirët që nga shek.II deri në shek. XI të e. s., si thotë Eqrem Çabej?

Mos ndoshta, shqiptarët e kanë zakon e traditë që të merren më shumë me të kaluarën e lavdishme historike, sikurse me shekuj krenohemi e lavdërohemi me Skenderbeun para 550 vjetesh, mos ndoshta edhe popullata ilire krenohej e lavdërohej me heroin e tyre Lekën e Madh, i lindur 350 vjet para Krishtit, e s'pajtohej me krishterizmin dhe për shkak bindjeve të kundërta të Ilirëve romakët e luftuan pandërprerë e ashpër këtë popullatê të urtë vendase ilire? 

Cilët janë fajtorët kryesor për zhdukjen e kësaj popullate ilire?, mos ndoshta lufta 600 vjeçare romake-ilire, prej shek. II deri në shek.VII tê e.s. dhe më pas, lufta 300 vjeçare bizantine-ilire, prej shek.VIII deri në shek. XI, sikurse që thotë studiuesi më i spikatur i gjuhës ilire-shqipe Eqrem Çabej.

Shtojcë:

Para ardhjes së romakëve, para Krishti, gjatë kohës antike, ilirët ishin zotërinj të tokave e gjuhës së tyre ilire, me Lekën e Madh, pas lindjes së Krishtit, me ardhjen e Perandorisë Romake u bënë askushi e kurrkushi në trojet e tyre ballkanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat