Ta njohim autorin Selman Dervishi

Kultura

Ta njohim autorin Selman Dervishi

Nga: Zymer Mehani Më: 9 tetor 2018 Në ora: 11:33
Selman Dervishi

Selman Dervishi është emër i njohur për lexuesit shqiptarë dhe më gjerë. Ai është poet, publicist  e prozator, që deri më sot (2018) ka botuar më shumë se 20 libra zhanresh të ndryshme.

Selman Dervishi u lind në fshatin Gradicë , në një familje me tradita atdhetare, më 21 mars 1948. Ky fshat shtrihet rrëzë bjeshkëve të Qyqavicës. Selmani u lind, si të themi në një kohë të pakohë, pra më 1948, që siç e dëshmon edhe vetë historia jonë kombëtare, mu në vitin kur u mbyll kufiri Kosovë-Shqipëri. Ngase asokohe punonte tradhtia e madhe në kurriz të kombit dhe të trojeve tona, e dirigjuar nga diktatura ruso-serbo-jugosllavo-komuniste.

Selman Dervishi shkollën fillore katërvjeçare e kreu në fshatin e lindjes,  ndërsa tetëvjeçaren në ish-Dobroshec (sot Dritan), të mesmen (dega e elektros, e vijoi në ish-Obiliq (sot Kastriot), studimet i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, dega në Mitrovicë, e specializimin profesional e kreu në ish-Gjermaninë Lindore-DDR.

Si kuadër deficitar ka punuar në Termoelektranë, Mihjen Sipërfaqësore të Thëngjillit. Si instruktor praktik profesional  punoi edhe në SHMT “Nikolla Tesla” në Kastriot, dega në Drenicë. Punoi edhe si menaxher mirëmbajtjeje elektrike për vinça e ashensorë në FENI në Drenicë.

Selman Dervishi me krijimtari letrare dhe shkrime të tjera filloi të merret që nga mosha 12-vjeçare.

Gjatë takimit tonë që e realizuam me këtë krijues të zellshëm, në fundshtator të këtij viti (2018), në Prishtinë, veç tjerash na rrëfeu se frymëzues, inspirues, shtytës, nxitës i tij për t’u marrë me krijimtari letrare ishte atdhetari, mësuesi e poeti Fazli Greiçevci, të cilin e kishte patur mësues gjatë vitit shkollor: 1963\64.

Që nga mosha 20-vjeçare Selman Dervishi mërgoi në Europë, ku pati rast ta vizitojë edhe Murin Ndarës të Berlinit. Sot jeton në Nju Xhersi të SHBA-ve.

Deri më sot ky krijues ka botuar këta libra:

Fluturo, moj shqipe, 2000;
Epope e lirisë, 2001;
Gëzone dritën, 2002;
Flakë triumfi, 2003;
Lulëkosovë”, 2004;
Kthehu përsëri, 2005;
Thërret një zog, 2005;
Shqip Shqipe, 2006;
Ag pranvere”, 2007;
Tokë e qiell, 2007;
Liri Kosovës, 2008;
Popull kombi, 2009;
Nënë, oj Loke, 2009;
Gjallë shqiptaria, 2010;
Hyje diellore, 2012;
Rreze diellore, 2015;
Riliri ritrollit, 2018;
Strateg -bota në anekdota, I, 2012;
Strateg- bota në anekdota, II, 2013;
Strateg -bota në anekdota, III, 2016;
Gjergja -me Adema, 2018.

(E falënderojmë autorin Selman Dervishi, që edhe pse në moshë 70-vjeçare, në atë ditë shtatori 2018 ishte stërngarkuar me gjithë këto libra, që m’i dhuroi, duke më pasuruar me tituj të rinj bibliotekën tonë familjare!).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat