Kumanovë, gjendet trup i pajetë në lumin Pcinja

Kumanova

Kumanovë, gjendet trup i pajetë në lumin Pcinja

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 10:45
Ilustrim

Mbrëmë në orët e vona në ujërat e lumit Pcinja në fshatin Vojnik të Kumanovës është gjetur trup i pajetë i një femre.

Peshkatarët të cilët në ato çaste ishin duke peshkuar buzë lumit Pcinja kanë ndier erë të rëndë dhe pasi kanë parë trupin e pajetë kanë njoftuar policinë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka ardhur policia dhe me ndihmën e ekipeve të zjarrfikësve kanë nxjerrë trupin e pajetë. Ndërkohë në vendngjarje ka ardhur edhe hetuesi si dhe prokurori publik, kurse trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat