Vazhdon seanca gjyqësore për grupin e Kumanovës

Kumanova

Vazhdon seanca gjyqësore për grupin e Kumanovës

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 10:36
Seanca gjyqësore për grupin e Kumanovës

Në gjykatën e Shkupit sot vazhdon seanca e radhës për të akuzuarit në rastin e Kumanovës për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar. Alsat-M njofton se seanca zhvillohet me dyer të mbyllura dhe se të akuzuarit janë sjellë në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.

Procesit të 29 të akuzuarve për terrorizëm në lagjen e trimave në Kumanovë, me 4 maj iu bashkua edhe lënda e grupit të logjistikës me 8 persona të akuzua për mbështetje logjistike për grupin të armatosur gjatë incidentit të armatosur më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në Kumanovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat