Vritet një polic në Kumanovë

Kumanova

Vritet një polic në Kumanovë

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 08:18
ilustrim

(E Plotësuar) - Policia e Kumanovës menjëherë ka arrestuar autorin e vrasjes së policit në lagjen e njohur Sredorek të banuar nga komuniteti rom, informon INA.

Nga Prokuroria Publike e Kumanovës informuan se një prokurorë kujdestar ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes, ku ishte lajmëruar dhunë në familje. Pas denoncimit të rastit, katër policë ka shkuar në shtëpinë ku po ushtrohej dhunë nga vrasësi, i cili ka goditur njërin me thikë në shpinë, duke e lënë të vdekur. Kjo vrasje është regjistruar rreth orës 22.00.

* * * *

Një pjesëtar i policisë ka mbetur i vdekur në lagjen Sredorek të Kumanovës.

Mediat raportojnë se efektivi i Policisë me inicialet S.G është goditur për vdekje me mjete të forta nga disa persona në momentin që kishte tentuar të arrestojë një banor të lagjes Sredorek me shumicë rome.

Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30.

Vdekja e policit është konstatuar nga mjekët në Spitalin e Kumanovës, ndërsa MPB-ja ende nuk bërë të ditur identitetin e sulmuesit dhe nuk ka informuar zyrtarisht për ngjarjen dhe as për motivet e krimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat