9 anëtarëve të familjes shqiptare në Kumanovë nuk u jepet shtetësia

Kumanova

9 anëtarëve të familjes shqiptare në Kumanovë nuk u jepet shtetësia

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 08:54
Pa shtetësi

Ndonëse të lindur dhe rritur në Kumanovë, nëntë anëtarë të familjes Fazliu nuk mund të pajisen me nënshtetësi të Maqedonisë. Ata nuk posedojnë as certifikata të lindjes. Për shkak të mungesës së këtyre dokumenteve, ata përballen me shumë probleme, madje shtatë vëllezërit e kësaj familje dhe motra e tyre kanë qenë të detyruar të ndërprenë edhe mësimin pas klasës së katërt. Njëri nga vëllezërit Ferdi Fazliu, rrëfen se në mungesë të këtyre dokumentave nuk mund as të kurorëzohet.

“Shkollimin prej klasën e parë deri të katrën në fillore e kemi të kryer, për shkak të problemit me dokumentacionet nuk kemi mundur me vazhdu më tutje, sepse na kërkonin dokumentet e nevojshme, dhe shkaku i këtyre problemeve me dokumentacione jemi detyru me e ndërpre shkollimin. Unë jam I martuar mirëpo nuk jam i kurorëzuar, kam bërë kërkersë por nuk më është pranuar kërkesa pasi nuk kam nënshtetësi dhe të jem I regjistruar në librin amë”, u shpreh Ferdi Fazliu, qytetarë i Kumanovës pa nënshtetësi.

Anëtarët e kësaj familjeje janë të detyruar të paguajnë edhe shërbimet shëndetësore. Por, pavarësisht të gjitha padrejtësive ndaj tyre ata thonë se kryejnë me rregull të gjitha obligimet ndaj shtetit.

“Vjen faktura e tatimit dhe e paguajmë me rregull. Shpesh here ka ndodhë fëmijët e mëhallës kan shkuar në shkollë kurse vëllau im dhe motra ime nuk kanë mundur të vazhdojnë më tutje, dmth vllau nga der aka shikuar se sit ë tjerët shkojnë në shkollë e ky jo, për mu aka qenë shumë vështirë por ja që e kemi mbajt veten. Te mjeku kemi probleme, gjitha shërbimet I paguajm privat. Për këtë problem janë të njoftuar të gjitha autoritetet kemi qenë te avokati i popullit, në polici, në zyrën për të huaj, mirëpo asnjëra nga këto nuk na ka thirrurr apo informuar për procdeura të mëtejme”, tha Fazliu.

Ndryshe nga nëntë anëtarët e familjes Fazliu, të afërmit e tyre kanë të gjitha dokumentet e nevojshme. Kushëriri i tyre Asllani shprehet i habitur nga fakti se si kjo pjesë e familjes së tij nuk mund të pajiset me nënshtetësi.

“E gjithë familja mbi 40 persona kanë nënshtetësi, ndërkaq një pjesë e familjes të cilën e përbëjnë 7 vëllezër, e ëma dhe një motër nuk kan nënshtetësi, gjyshja jonë është vendase e lindur në fshatin Rance të komunës së Kocanës, gjithashtu edhe babai i këtyre djelmoshave është nga ky vend, mirëpo ai ka ndërruar jetë dhe se për arsye të tilla nuk ka mundur ti evidentojë në librin amë dhe të fitojnë nënshtetësi”, tha familjari Asllan Fazliu.

Anëtarët e familjes Fazliu, thonë se me probleme të ngjashme në Kumanovë përballen edhe shumë banorë tjerë shqiptarë./alsat-m/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat