Bllokohet Shkupi nga policia, vazhdon gjykimi i grupit të Kumanovës

Kumanova

Bllokohet Shkupi nga policia, vazhdon gjykimi i grupit të Kumanovës

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 10:06
Foto arkiv

Kompleksi gjyqësor në Shkup, mëngjesin e sotëm është në rrethim të forcave speciale policore dhe mbykqiret nga një helikopter i policisë së Maqedonisë.

Sot në ora 11.00 vazhdon gjykimi i Grupit të Kumanovës ku bankën e të akuzuarve do të ulen 29 të akuzuar për “terrorizëm” dhe pjesëmarrje në 28 orë luftë në Lagjen e trimave në Kumanovë.

Nga Gjykata thonë se në procesin do të sillen të gjithë të akuzuarit të vendosur në disa burgje të vendit.
Ndryshe proçesi gjyqësor ndaj grupit kosovarë ka të bëj me përleshjen që pati me policinë maqedonase me 9 maj të vitit 2015-të.

Bilanci i këtij incdenti ishte 8 polic të vrarë dhe 10 kosovarë humbën jetën nga grupi i armatosur. Më shumë se gjashtë muaj 29 personat të cilët iu dorëzuan policisë dhe qëndrojnë në paraburgim, sot për herë të parë dalim në gjykatë për të dëshmuar rastin.

Ndërkohë, në gjykatën penale Shkupi 1 do të mbahet seancë publike ku pjestarët e grupit të armatosur do të japin dëshmin e tyre se pse kanë qenë të pranishëm në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat