Ordanovski nuk përjashton skenarë “Kumanova 2”

Kumanova

Ordanovski nuk përjashton skenarë “Kumanova 2”

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 15:10
Sasho Ordanovski

Analisti i mirënjohur politik, Sasho Ordanovski në një analizë të tij të publikuar ka theksuar se VMRO-DPMNE apo krerët e saj që i ka quajtur si “Familja” me në krye Nikolla Gruevskin dhe Sasho Mijalkovin po përgatisin skenare të reja për të shpëtuar kokën nga akuzat e ngritura për krime të ndryshme dhe keqpërdorime grandioze të pushtetit. Ai ka thënë se shpëtimi nga kjo nënkupton edhe një skenarë tjetër “Kumanova2” apo veprime të tjera. Siç shkruan ndër të tjera analisti Ordanovski, për “Familjen” sa më keq është aq më mirë.

Një paralajmërim i një skenari të rrezikshëm është ndërhyrja e njësitit “Alfa” përreth ambasadës amerikane në Shkup, ku ata ishin për një stërvitje në situata emergjente. Këto veprime që janë ndërmarrë pa dijen e ministrit të brendshëm, siç shkruan Ordanovski janë të rrezikshme dhe se alarmojnë diçka.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat