Gjykimi për Kumanovën: Ali Ahmeti ndër dëshmitarët?

Kumanova

Gjykimi për Kumanovën: Ali Ahmeti ndër dëshmitarët?

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 15:45
Ali Ahmeti

Avokati Asmir Alispahiç, i cili mbron disa nga të akuzuarit në rastin e Kumanovës, ka bërë të ditur se në mesin e dëshmitarëve që do të propozojë palës mbrojtëse do të ketë edhe politikanë. Nuk përjashtohet mundësia që në mesin e politikanëve që do të ftohen për të dëshmuar të jetë edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i cili ka pranuar se më 9 dhe 10 maj ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me pjestarët e grupit të armatosur.

“Në këtë pjesë nuk dua që të zbuloj se kush do të jetë por ju them se të gjithë ata që dinë diçka do të jenë të ftuar, qofshin ata politikanë, qytetarë të thjeshtë, bashkëfshatarë, të gjithë do të jenë të ftuar që të dëshmojnë”, u shpreh avokati Alispahiç.

Në seancën e fundit të gjykimit të grupit të Kumanovës, të premten, dëshmoi vetëm Murat Luftiui, ndonëse të ftuar ishin tre dëshmitarë. Dëshmia e Murartit i cili foli për maltretimin e tij nga policia gjatë momentin kur ka lëshuar shtëpinë, u ndërpre në gjysmë nga prokurorja me pretendimin se dëshmia e tij e dhënë sot nuk përputhet me atë të dhënë para gjykatësit hetues. ta.

Ndërkohë, sipas gjykatës, dy dëshmitarët Shaban Jashari dhe Viktor Denkovski janë të pakapshëm për prokurorinë.

Në seancën e fundit janë prezantuar edhe dëshmitë materiale të palës së akuzës.

Seanca e radhës për rastin e Kumanovës është caktuar për të martën, 4 tetor, dhe do të jetë e hapur për opinion.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat