Rasti i Kumanovës, zyrtarët e BDI-së nuk tregojnë nëse do të dëshmojnë

Kumanova

Rasti i Kumanovës, zyrtarët e BDI-së nuk tregojnë nëse do të dëshmojnë

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 21:05
Gjykimi “Lagjja e Trimave” - Rasti i Kumanovës

Funksionarët e lartë të BDI-së të apostrofuar si dëshmitarë të mundshëm në rastin e Kumanovës, shprehen me qëndrime të ndryshme nëse do të paraqiten të dëshmojnë.

Disa janë të prerë se nuk do të marrin pjesë si dëshmitar kurse disa të tjerë pretendojnë se akoma nuk kanë marrë ftesë zyrtare. Ndër emrat e përmendur dje ishte kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, shefi i kabinetit të Ahmetit, Artan Grubi, kryetari i Komunës së Likovës Sadulla Duraku, ish zëvendësministri i Brendshëm, Zemri Qamili, ish zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi, zëvendësdrejtori i DSK-së, Arif  Asani, Agjent i Agjencisë së Inteligjencës, Shenasi Mehmeti, sekretar shtetëror në Sekretariatin për MO-në, Ejup Alimi dhe ish deputeti, Hysni Shaqiri.

Ish zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi ishte i pakapshëm për tu prononcuar nëse do të paraqitet apo jo si dëshmitarë në rastin e Kumanovës.

Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, është i vetmi që shprehet i gatshëm të marrë pjesë në seancën gjyqësore, në rast se pala mbrojtëse e kërkon një gjë të tillë.

“Unë jam i gatshëm që të vihem në shërbim të drejtësisë nëse cila do palë në proces e sheh të dobishme dhe në ndihmesë kontributin tim modest”, tha Artan Grubi, shef kabineti të Ali Ahmetit.

Ish zëvendësministri i brendshëm, Zemri Qamili nuk pranoi të prononcohet por tha se assesi nuk do të pranojë të paraqitet në Gjykatë.

Sekretari shtetëror ne Sekretariatin për Implementim të Marrëveshjes së Ohrit, Ejup Alimi thotë se ende nuk është informuar zyrtarisht për rastin në fjalë dhe nuk e ka idenë se për çfarë bëhet fjalë.

Nënkryetari i BDI-së, Sadulla Duraku ishte i pakapshëm për tu përgjigjur nëse do të paraqitej në Gjykatë si dëshmitar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat