Shikojeni rrëfimin e dhimbshëm të babait të Komandant ”Shqiponjës”

Kumanova

Shikojeni rrëfimin e dhimbshëm të babait të Komandant ”Shqiponjës”

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 20:14
Xhemail Rexhepi-Komandant ”Shqiponja” dhe Babai i tij

Sot Ali Ahmeti nuk u mirëprit nga banorët e Kumanovës. Personat që e kanë sulmuar Ali Ahmetin dhe funksionarët tjerë të partisë kanë qenë familjarë të Xhemail Rexhepit-Komandant ”Shqiponja”.

Babai i Komandant Shqiponjës për mediat pas incidentit ku ju thyen edhe xhamat e një veture të delegacionit të Ali Ahmetit, tha se Ali Ahmeti nuk është i mirëseardhur në këtë qytet.

”Alia i ka lënë nënat pa djem, nuk ka vend në Kumanovë” tha mes tjerash Babai i Komandant ”Shqiponjës”.

Nga ana tjetër, nga BDI këtë incident e quajnë: ”Një grup i vogël provokuesish të dhunshëm tentuan të ndalin rrugën e Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti drejt një takimi me qytetarët e Kumanovës. Tentativa e tyre dështoi dhe Ali Ahmeti zhvilloi në Kumanovë një takim në një sallë plot me mbështetës e simpatizantë.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat