‘Ekobus’ në Kumanovë dhe Gjevgjeli për ruajtjen e mjedisit jetësor

Kumanova

‘Ekobus’ në Kumanovë dhe Gjevgjeli për ruajtjen e mjedisit jetësor

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 12:33
Nxenesit ne projektin per ruajtjen e mjedisit jetesor

Në Kumanovë dhe Gjevgjeli në periudhën e ardhshme do të realizohet projekti ‘ZD Ekobus’ ku nxënësit përmes saj, informacioneve të sakta dhe të plota do të formojnë zakone për sjellje të duhur me hedhurinat e ambalazhit dhe mbështetje të mjedisit jetësor.

Projekti u ofron nxënësve 40 minuta ZD trajnime interaktive me ligjërata, projektimin e ZD filmave dhe lojë-testi interaktiv me qëllim për të prekur vetëdijën e të rinjve për selektimin e drejtë të hedhurinave të ambalazhit dhe kujdes për mjedisin jetësor nga mosha e hershme.

Deri më tani me projektin janë përfshirë 38 mijë nxënës dhe mbi 1.130 mësues nga Shkupi, Shtipi, Prilepi, Tetova, Strumica, Ohri, Manastiri dhe Kavadari. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat