MPB: Nuk kemi patur dijeni për aksionin e mbrëmshëm në Kumanovë

Kumanova

MPB: Nuk kemi patur dijeni për aksionin e mbrëmshëm në Kumanovë

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 15:14
Ministria e Punëve të Brendshme

Ministria e punëve të brendshme njofton se aksioni i mbrëmshëm policor të bastisjes së shtëpisë së Shefit të policisë së Kumanovës, S.V është zbatuar me urdhër të gjykatësit të Prokurorisë themelore publike.

MPB-ja bën të ditur se me këtë rast nuk është informuar ministria dhe as që ka marrë pjesë në planifikimin e aksionit. Njiherit, MPB-ja porositë se të punësuarit në këtë organ shtetëror duhet që të mbajnë në maksimum nivelin profesional të punës, me qëllim të mënjanimit të situatave që mund të shkaktojnë tensione shtesë dhe të ndikojnë në dëmtimin e namit të ministrisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat