Vetëm për dy muaj janë regjistruar 26 zjarre në Kumanovë

Kumanova

Vetëm për dy muaj janë regjistruar 26 zjarre në Kumanovë

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 19:41
Ilustrim

Njësiti territorial kundër zjarrit në Kumanovë gjatë nëntorit dhe dhjetorit 2016 janë regjistruar 26 zjarre, 13 prej të cilave kanë ndodhur në nëntor dhe 13 që nga fillimi i dhjetorit, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka një rënie të papërfillshme në numrin e ndërhyrjeve, kur në nëntor janë regjistruar 18 ndërhyrje.

‘Ka një rritje të numrit të zjarreve në ditët e fundit nëpër shtëpi, ndërtesa banimi dhe objekte. Në përgjithësi çdo vit po përballemi me zjarre të ngjashme në këtë kohë të vitit’, tha komandanti i ‘TPPE’ Kumanovë, Dejan Ilievski.

Ai thekson se kurrë nuk është vonë për tu pastruar oxhaqet. Kush nuk e ka përfunduar këtë detyrë duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, shtoi Ilievski.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat