Grabitet një piceri në Kumanovë!

Kumanova

Grabitet një piceri në Kumanovë!

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 14:03
Ilustrim

Sot herët në mëngjes rreth orës 03:20, dy persona të maskuar të panjohur kanë kryer grabitje në një piceri në Kumanovë.

Autorët me armë kanë hyrë në piceri dhe fizikisht e kanë sulmuar të punësuarin, ku e kanë goditur me grushta dhe shkelma në kokë dhe më pas i kanë grabitur rreth 270 euro. Grabitësit më pas janë larguar, njoftojnë nga MPB.

Janë marrë masa nga ekipi hetues i SPB Kumanovë për gjetjen e personave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat