Rasti Kumanova: Dy raste të reja të keqtrajtimit nga ana e njësitit special

Kumanova

Rasti Kumanova: Dy raste të reja të keqtrajtimit nga ana e njësitit special

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 16:32
Rasti Kumanova

Demë Shehu dhe Elham Arifi janë dy të akuzuarit në rastin e Lagjes së Trimave që janë keqtrajtuar sot gjatë transportit nga burgu i Shutkës për në gjykatë.

Dy të burgosurit janë ankuar edhe para trupit gjykues se njësitë speciale kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.

Avokati i dy të akuzuarve Naser Raufi thotë se brutaliteti ndaj klientëve të tij është ushtruar pikërisht nga ekipi i njësiteve speciale të cilët edhe më herë kanë dhunuar të burgosurit.

Prokuroria publike ende nuk ka zbardhur rastet për keqtrajtimin e “grupit të Kumanovës”. Nga MPB nuk pranojnë se ka pasur keqtrajtime, ndërkaq, se ekzistojnë prova për keqtrajtim, përveç avokatëve mbrojtës të njëjtën e përsërit edhe Avokati i popullit.

“Prokuroria Publike me qëllim vërtetimin e fakteve dhe zbardhjen e rastit, ka marrë disa aktivitete. Janë marrë në pyetje një numër i madh i dëshmitarëve, persona që mund të japin të dhëna relevante. Është kërkuar dokumentacion për t’i shfrytëzuar si argument në procedurë. Aktivitetet që po merren me urdhër të Prokurorisë janë në proces e sipër”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Publike.

Vitin e kaluar në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat