Prokuroria Publike po heton rastin e djegies së veturës në Kumanovë

Kumanova

Prokuroria Publike po heton rastin e djegies së veturës në Kumanovë

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 17:09
Prokuroria Publike në Kumanovë

Prokuroria Publike në Kumanovë po e heton djegien e veturës e cila ndodhi mbrëmë, kur një i dyshuar me qëllim ka djegur veturën “Golf 6” në pronësi të një qytetari të Kumanovës ish deputet në Parlamentin e Maqedonisë.

“Sipas informacioneve të para arsyet e këtij incidenti janë marrëdhëniet ndërnjerëzore të cilat kanë zgjatur tashmë disa vite, ndërsa kanë filluar kur i dyshuari ka qenë student ndërsa i dëmtuari profesor. Nga zjarri i shkaktuar është djegur edhe një veturë tjetër e tipit “Peugeot 206″”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori kompetent për rastin po kryen hetim në vendin e ngjarjes dhe ka dhënë urdhëra të nevojshme për zbardhje të rastit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat