Ia djeg makinën ish-deputetit për hakmarrje

Kumanova

Ia djeg makinën ish-deputetit për hakmarrje

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 19:17
ilustrim

Një kumanovar 31 vjeçar , i identifikuar nga polciia me inicialet ?.?., për shkak të hakmarrjes ka shkaktuar zjarr dhe e i ka vendosu zjarr automobilit të ish deputetit 42 vjeçar M.XH nga Kumanova.

Ngjarja, njoftoi sot SPB Kumanovë, ka ndodhur mbrëmë, ndërsa te ata në telefon është denoncuar në orën 01:40 sot në mëngjes. Pas denoncimit të zjarrit të automobilit “Golf 6”, policia e Kumanovës ka ndërmarrë masa për zbardhjen e veprës penale dhe ka ardhur deri në njohurit se A.P është autor i mundur, pas çka është privuar nga liria dhe është marrë në pyetje.

Nga zjarri është përfshirë edhe një “Pezho 206”, pronë e E.S duke shkaktuar, shtohet në kumtesë, rrezik të konsiderueshëm për jetën e njerëzve ose pronës nga përmasat e mëdha. Dëmi i shkaktuar material është në vlerë prej 792.000 denarë, apo 13 mijë euro. Zjarrfikësit e Kumanovës e kanë shuar zjarrin.

Në vijim është përgatitja e padisë penale për vepër të kryer penale sipas nenit 288 nga Kodi Penal i RM-së.

Ende nuk ka informata se për cilin ish-deputet bëhet fjalë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat