Natë relativisht e qetë edhe në Kumanovë për Vitin e Ri

Kumanova

Natë relativisht e qetë edhe në Kumanovë për Vitin e Ri

Më: 1 janar 2017 Në ora: 13:36
Pamje nga Kumanova

Mjekët nga departamente në ndryshme në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë njoftuan se Nata e Viti të Ri ka kaluar relativisht e qetë. Snezhana Jovanovska, mjeke në Ndihmën e Shpejtë informoi se përveç disa intervenimeve të rregullta të personave me sëmundje kronike, nuk kanë interevenuar në aksidente komunikacioni ose të lënduar nga fishkezjarret.

“Për dallim nga vitet e kaluara me knaqësi mund të them se kjo natë e Viti të Ri ka kaluar mjaft qetë”, deklaroi Jovanovska.

Nga departamenti intern i Spitalit të Kumanovës, informojnë se tek ata janë paraqitur vetëm dy të rinj të cilët e kishin tepruar me alkool. Të dytë informojnë nga mjekët, janë lëshuar për kurim shtëpiak pas marrjes së terapisë.
Ndërsa nga Qendra urgjente njoftuan se, nata e Viti të Ri ka kaluar qetë vetëm me tre intervenime. Në kirurgji është pranuar një person me lëndime trupore nga dhuna familjare.

Në Kumanovë tanimë për të dytin vit radhazi, nuk organizohet pritje e pëbashkët e Viti të Ri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat