Paralajmërohen investime të reja në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës

Kumanova

Paralajmërohen investime të reja në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës

Më: 2 janar 2017 Në ora: 15:43
Spitali i Kumanoves

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, Arif Latifi sot paralajmëroi investime të reja në këtë institucion shëndetësor publik. Për sivjet është planifikuar ndërtimi i një objekti të ri për terapi fizikale, objekt ku do të vendoset një qendër në të cilën gratë nga Kumanova dhe qytetet fqinje do të kenë mundësi të bëjnë ekon e gjirit, mamograf, punktim dhe një objekt ku do të bëhen intervenime operative.

“Vetëm në qytet, çdo javë zbulojmë nga dy tre karcinome në gji. Vlerësojnë se me këtë qendër do të përmirësohen shërbimet shëndetësore të cilat do t’ua ofrojmë grave nga Kumanova dhe komunave fqinje”, deklaroi Latifi.

Qendra për terapi fizikale do të vendoset në një objekt të ri brenda spitalit, ndërsa kompetentët nga institucioni shpresojnë se edhe Qendra për gji do të vendoset në një pjesë të veçantë, në vendin e objektit të vjetër i cili do të rrënohet. Të gjitha objektet, shton Latifi, do të vendosen rreth spitalit, me çka pacientët do të kenë shërbim shëndetësor cilësor dhe në kohë.

“Shpresojmë se në këtë vit kalendarik do të arrijmë t’i realizojmë planet e projektuara strategjike”, deklaroi Latifi. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat