Kumanova do të pyllëzohet me fidane për ulje të ndotjes së ajrit

Kumanova

Kumanova do të pyllëzohet me fidane për ulje të ndotjes së ajrit

Më: 4 janar 2017 Në ora: 17:39
Ilustrim

Shtabi komunal për krizë ka ngarkuar me detyrë Ndërmarrjen Publike “Pastërtia dhe gjelbrimi” të pyllëzojë fidanet në gjithë rajonet e qytetit. Sipas përfaqësuesëve të ndërmarrjes, pyllëzimi me fidane do të jap efektet e pritura në lidhje me ndotjen e ajrit në Kumanovë. Ndërsa nga Shtabi komunal apelojnë deri tek qytetarët që në këtë periudhë sa më pak të shfrytëzojnë makinat dhe të përdorin transportin publik.

Ndëmarrja publike komunale, duhet të formojë shërbime komunale për pastrimin e oxhaqeve, gjë që do të ndikonte përkohësisht në uljen e ndotjes së ajrit, për shkak se përqindja më e madhe e qytetarëve ngrohen me dru.

Shtabi komunal për krizë do t’i mbështet gjithë njoftimet dhe rregullat e dhëna nga qeveria qendrore, por ata njoftuan se as komuna as Shtabi komunal nuk janë kompetent për ndërmarrjen e masave kundër ndotjes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat