Ja se në ç'gjendje të mjerueshme është katandisur ambulanca në Lagjen e Trimave - Bota Sot
Ja se në ç'gjendje të mjerueshme është katandisur ambulanca në Lagjen e Trimave

Kumanova

E shtunë, 27 maj 2017

Ja se në ç'gjendje të mjerueshme është katandisur ambulanca në Lagjen e Trimave

Më: 5 janar 2017 Në ora: 18:12
Pamje nga video

E boshatisur dhe e lënë pasdore, me inventar të shkatërruar, dritare të thyera, kjo është pamja e Ambulancës në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Për vite me radhë kjo ambulancë pothuajse është jashtë funksionit. Banorët e lagjes ndjehen të diskriminuar. Ata ankohen se ambulanca që kanë në lagje nuk funksionon ndërsa janë të detyruar për çdo rast të kërkojnë ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit.

“Katastrofë më të madhe nuk ka. Gjithë kjo lagje e madhe dhe e populluar, këtë e kemi pasur më afër, e kjo ja çka është bërë. Po çka me fol për institucione, faktikisht Maqedonia nuk ka institucione, nuk funksionon ama bash asgjë.

“Pa ambulance nuk bënë, patjetër duhet të funksionojë. Kjo është dëm i madh për ne shqiptarët, kjo duhet të zhvillohet edhe më shumë”.

“Për momentin nuk funksionon, ja kështu është si po e shihni. Kam dëgjua se kanë premtu se do bëjnë diçka qysh para një viti, por ja situata është e njëjtë. Kjo ambulancë duhet të adaptohet, të rregullohet, të sigurohen mjek të nevojshëm dhe tu mundësohet qytetarëve kontroll i rregullt mjekësorë”.

Edhe pse tepër e nevojshme për banorët e kësaj lagje kjo ambulancë vazhdon të ketë këtë pamje tmerruese. Ky objekt siç thonë banorët e lagjes shpesh herë është strehë e përdoruesve të mjeteve narkotike. Alsat tentoi të komunikojë me drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit por i njëjti ishte i pakapshëm,  gjithashtu kërkuam prononcim edhe nga kreu i komunës së Kumanovës por prej atje thanë se një gjë të tillë do ta bëjë gjatë ditëve në vijim.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pse u bashkua Ramush Haradinaj me PDK-në:

    Për postin e kryeministrit

    Kishin marrëveshje të fshehtë edhe më herët

    Nuk e di

    Shiko rezultatet
    test