Komuna e Kumanovës do të merr masa për uljen e ndotjes së ajrit

Kumanova

Komuna e Kumanovës do të merr masa për uljen e ndotjes së ajrit

Më: 6 janar 2017 Në ora: 21:19
Ilustrim

Këshilli komunal i komunës së Kumanovës ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme ku është diskutuar për çështjen e ndotjes së ajrit në këtë komunë.

Me këtë rast, Këshilli e ka obliguar kryetarin e Kumanovës, Zoran Damjanovskin, që sa më shpejtë të përgatisë një listë të ndotësve më të madhenj të qytetit. Po ashtu, Këshilli e ka obliguar komunën që të përpilojë masa për përmirësimin e cilësisë të ajrit dhe mbrojtjen e tij.

Alsat-M bën të ditur se në seancën me shumë përplasje mes këshilltarëve të pushtetit dhe opozitës, u miratua edhe rekomandimi për ministrinë e ambientit jetësor që të ndërtohet një stacion për cilësinë e ajrit në Kumanovë. Nga matjet e fundit ky qytet rezulton ndër vendbanimet më të ndotura në vend.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat