E majta: Qeveria lokale në Kumanovë ka treguar joseriozitet në lidhje me reshjet e borës

Kumanova

E majta: Qeveria lokale në Kumanovë ka treguar joseriozitet në lidhje me reshjet e borës

Më: 7 janar 2017 Në ora: 12:44
Dega lokale e partisë “E majta”

Dega lokale e partisë “E majta” në Kumanovë përmes një njoftimi apelon deri tek qeveria lokale e Kumanovës të tregojë përgjegjësi në lidhje me pastrimin e borës dhe thonë se në vend që të tregojnë numra në lidhje me atë se sa kanë hudhur, të dalin në terren dhe të pastrojnë rrugët.

“Përderisa qeveria lokale tregon numra se sa kripë është hudhur në rrugë, qytetarët ballafaqohen me rreziqe të ndryshme në komunikacionin në Kumanovë. Rrugët janë të rrëshqitshme dhe automobilet vështirë kalojnë nëpër rrugë. Transporti në qytet nuk funksionon. Qeveria lokale ka treguar joseriozitet në ballafaqimin me reshjet e borës. Në shekullin e njëzet, shteti jonë është bllokuar nga 20 centimetër borë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e partisë “E majta”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat