S'ka ndëshkim për policin që ushtroi dhunë ndaj të arrestuarve të Kumanovës - Bota Sot
S'ka ndëshkim për policin që ushtroi dhunë ndaj të arrestuarve të Kumanovës

Kumanova

E premte, 26 maj 2017

S'ka ndëshkim për policin që ushtroi dhunë ndaj të arrestuarve të Kumanovës

Më: 9 janar 2017 Në ora: 11:14
Pamje nga videoja

Nga hetimet e kontrollit të brendshëm, Ministria e Punëve të Brendshme dy javë më parë identifikoi një pjesëtar të njësive speciale që ka ushtruar dhunë ndaj të akuzuarve në rastin e “Kumanova”, por ende nuk dihet çfarë është ndërmarrë kundër tij. Drejtuesi i MPB-së Agim Nuhiu ende nuk ka dhënë sqarime për masat që do të ndërmerren ndaj policit që ka keqtrajtuar në mënyrë të paligjshme pjesëtarët e grupit të Kumanovës. Po ashtu mbetet e paqartë nëse do të merren vetëm masa disiplinore ose ndaj tij do të ngritet padi penale.

Nga Prokuroria themelore përsërisin qëndrimin e njëjtë prej një viti. Thonë se janë duke hetuar rastin ndërsa deri tani nuk është ngritur asnjë padi për dhunën e ushtruar.

"Prokuroria Publike është duke i vërtetuar faktet për këto raste dhe po merr hapa konkret ndërsa ka dëgjuar një numër të madh të dëshmitarëve dhe persona që mund të japin të dhëna relevante. Pra hetimet për rastin janë duket vazhduar" bëjnë të ditur nga prokuroria Publike.

Avokati i të akuzuarve Naser Raufi sqaron se në bazë të kodit penal, maltretimi dhe ushtrimi i dhunës është një vepër ë rëndë penale dhe për të njëjtën parashihet dënimin me burg nga tre deri tetë vite burg.

"Punohet për vepër penale për maltretim dhe dhunë kundër të akuzuarve dhe kodim penal me kodin 142 parash dhe është një vepër serioze ku dënimet nga aline një parash dënim nga tre deri në tetë vjet burg , kurse aline dy nëse ka edhe lëndime parashihet më së paku katër vite burg, dhe këtu punohet për një vepër serioze që duhet të punohet dhe MPB duhet që identitetin e këtyre personave që i pret prokuroria themelore ti dorëzon me emër dhe mbiemër", ka thënë Raufi.

Rreth dy javë më parë, Agim Nuhiu nga MPB-ja tha se ka ndërmarrë tre nisma për zbardhjen e rasteve për ushtrimin e dhunës ndaj pjesëtarëve të grupit të Kumanovës dhe ka arritur të identifikoj një pjesëtarë të policisë i cili ka ushtruar dhunë ndaj të akuzuarve.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pse u bashkua Ramush Haradinaj me PDK-në:

    Për postin e kryeministrit

    Kishin marrëveshje të fshehtë edhe më herët

    Nuk e di

    Shiko rezultatet
    test