Mëngjesin e sotëm, në orën 4:40, në Spitalin e Kumanovës është sjellë një djalë 19-vjeçar, i qëlluar në gjurin e djathtë me armë zjarri.
Incidenti ka ndodhur në lokalin “Tunel” në Kumanovë.
SPB-Kumanovë njofton se po merr masa për zbardhjen e rastit.