Akoma asnjë reagim nga institucionet për vdekjen e 74 vjeçarit nga Kumanova - Bota Sot
Akoma asnjë reagim nga institucionet për vdekjen e 74 vjeçarit nga Kumanova

Kumanova

E enjte, 30 mars 2017

Akoma asnjë reagim nga institucionet për vdekjen e 74 vjeçarit nga Kumanova

Më: 24 janar 2017 Në ora: 18:30
Ilustrim

Heshtje lidhur vdekjen tragjike të 74 vjeçarit, Sefedin Ibrahimi i cili një ditë më parë humbi jetën pas rrëzimit në një nga rrugët me akull në Kumanovë. Ende asnjë njoftim nga spitali, por edhe Ministria e Brendshme ndërsa nga komuna mbeten në qëndrimin se nuk do të komentojnë pa përfunduar hetimet.

Familjarët e viktimës thanë se Ibrahimi vdiq nga rrëzimi në rrugët e pa pastruara nga bora. Kamera e televizionit Alsat-M edhe sot regjistroi rrugët dhe trotuare të pa pastruara pranë Shkollave fillore “Bajram Shabani” dhe Sh.f.“Naim Frashëri” në pjesën qendrore. Për shkak të rrezikut, nxënësit shoqërohen nga prindërit e tyre deri në hyrje të shkollës.

Për neglizhencën e autoriteteve komunale banorët kanë reaguar një kohë të gjatë, por nga komuna kanë thënë se janë në terren megjithatë prania e tyre është vërejtur vetëm se pas rastit tragjik me 74 vjeçarin.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh A duhet të shkoj vendi në zgjedhje të parakohshme?

    Po, sepse ka përçarje në koalicionin aktual

    Po, sepse kjo qeveri ka përfunduar misionin e saj

    Jo, pa i zgjidhur çështjet si Demarkacioni, Asociacioni, Ushtria e Gjykata Speciale

    Jo sepse, kjo qeveri duhet ta përfundoj mandatin e përcaktuar me ligj

    Shiko rezultatet
    test