Kumanovë, institucionet heshtin për vdekjen e 74 vjeçarit - Bota Sot
Kumanovë, institucionet heshtin për vdekjen e 74 vjeçarit

Kumanova

E mërkurë, 20 shtator 2017

Kumanovë, institucionet heshtin për vdekjen e 74 vjeçarit

Më: 24 janar 2017 Në ora: 22:20
ilustrim

Heshtje lidhur vdekjen tragjike të 74 vjeçarit, Sefedin Ibrahimi i cili një ditë më parë humbi jetën pas rrëzimit në një nga rrugët me akull në Kumanovë. Ende asnjë njoftim nga spitali, por edhe Ministria e Brendshme ndërsa nga komuna mbeten në qëndrimin se nuk do të komentojnë pa përfunduar hetimet. Familjarët e viktimës thanë se Ibrahimi vdiq nga rrëzimi në rrugët e pa pastruara nga bora. Kamera e televizionit Alsat edhe sot regjistroi rrugët dhe trotuare të pa pastruara pranë Shkollave fillore “Bajram Shabani” dhe Sh.f.“Naim Frashëri” në pjesën qendrore. Për shkak të rrezikut, nxënësit shoqërohen nga prindërit e tyre deri në hyrje të shkollës.

“Si prind jemi të shqetësuar dhe njëkohësisht të shqetësuar dhe të rrezikuar pasi që po shihet gjendja si është këtu akull si dhe borë normal që rrëshqasin kalimtarët, popullata me vetiniciativë e pastron sepse nga komuna nuk interesohen ta heqin akullin dhe borën mirëpo këto kompetentet nuk interesohen aspak”.

“Ndihemi të rrezikuar siç mund ta shihni edhe vet edhe ne si prindër por edhe fëmijët janë të rrezikuar siç e shihni këtu para shkollës akull borë rrëzohen e thyejnë këmbë e duar çdo ditë”.

“Po çka të themi më tepër kjo Kumanovë gjithmonë ka qenë dhe është e lënë pas dore dhe nuk interesohet askush siç e shihni edhe vet rrugët, trotuaret janë pa pastruar, a patjetër se duhet të pastrohen sepse nuk është kushedi çfar investimi vetëm një bager duhet t kalojë ose të vijnë ekipet e NP Pastrim e Gjelbërim me dal me pastruara por nuk interesohen”.

Për neglizhencën e autoriteteve komunale banorët kanë reaguar një kohë të gjatë, por nga komuna kanë thënë se janë në terren megjithatë prania e tyre është vërejtur vetëm se pas rastit tragjik me 74 vjeçarin.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test