Avokati: Grupit të Kumanovës iu pamundësua dorëzimi

Kumanova

Avokati: Grupit të Kumanovës iu pamundësua dorëzimi

Më: 25 janar 2017 Në ora: 14:18
Grupi i Kumanovës në njërën nga seancat

Avokatët e të akuzuarve për “Lagjen e trimave” thonë se bisedat e transkriptuara që u prezantuan në seancën e sotme gjyqësore vërtetojnë se grupi është sulmuar nga ana e policisë  dhe se të njëjtit kanë bërë rezistence në pamundësi për tu dorëzuar. Naser Raufi tha se dy deri katër orët e parë të aksionit, grupi ka qenë i gatshëm të dorëzohet, por sipas tij, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

"Ky grup nuk ka sulmuar ka qenë i sulmuar  dhe nuk ka pas as vullnet as dëshirë që të jep rezistencë  por pasi kanë qenë të sulmuar kanë qenë  të detyruar që edhe të  mbrohen edhe është evidente se dy deri në katër por pas sulmit grupi ka pas dëshirë që të dorëzohet. Tek grupi dytë përsëri ka pas dëshirë të dorëzohet por ka pas sakrifica unë mendoj se në pyetje është organizmi i keq , por mund të konstatojmë se të gjithë  anëtarët e grupit kanë pas dëshirë të dorëzohen", deklaroi avokati, Naser Raufi.

Seanca  e ardhshme gjyqësore për Lagjen e trimave pritet që të zhvillohet më 26 janar, ku do të dëgjohen bisedat gjatë aksionit. Në fillim të muajt shkurt pritet që pala mbrojtëse të filloj  me prezantimin e dëshmive të tyre, ndërsa pritet që si dëshmitarë të  ftohet edhe shumë politikan dhe ish funksionarë shtetërorë të cilët kanë pasur njohuri për këtë grup.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat