Lajm i mirë për “Grupin e Kumanovës”: Avokati i De Niros do të mbrojë Valdet Zekajn - Bota Sot
Lajm i mirë për “Grupin e Kumanovës”: Avokati i De Niros do të mbrojë Valdet Zekajn

Kumanova

E diel, 28 maj 2017

Lajm i mirë për “Grupin e Kumanovës”: Avokati i De Niros do të mbrojë Valdet Zekajn

Më: 28 janar 2017 Në ora: 19:43
Valdet Zekaj

Avokat i aktorit të famshëm amerikan Robert De Niro, do të mbrojë ish-pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar më 2015 në Kumanovë, Valdet Zekajn nga Peja.

Se avokat i angazhuar në këtë rast do të jetë Tom Harvey, këtë lajm e konfirmon vëllai i Valdetit, Ardet Zekaj.

Image
Tom Harvey (majtas) dhe Ardet Zekaj

Sipas tij, kjo u bë pas angazhimit të mikut familjar, Elvir Muriqi.

“Falënderoj lobin shqiptar për kontributin e dhënë”, thotë ai.

Image
Elvir Muriq, Tom Harvey dhe Ardet Zekaj (nga e majta në të djathtë)

Harvey është avokat i shumë personaliteteve publike në SHBA. Ndërkaq, emërimi i i tij do të jetë mbështetje e madhe për pafajësinë e Zekajt e njëherësh edhe të tjerëve nga ajo që njihet si “Grupi i Kumanovës”.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pse u bashkua Ramush Haradinaj me PDK-në:

    Për postin e kryeministrit

    Kishin marrëveshje të fshehtë edhe më herët

    Nuk e di

    Shiko rezultatet
    test