“Lagjja e Trimave”: Gjykimi me dyer të mbyllura, hapet për publikun më 9 shkurt - Bota Sot
“Lagjja e Trimave”: Gjykimi me dyer të mbyllura, hapet për publikun më 9 shkurt

Kumanova

E mërkurë, 22 shkurt 2017

“Lagjja e Trimave”: Gjykimi me dyer të mbyllura, hapet për publikun më 9 shkurt

Më: 30 janar 2017 Në ora: 10:39
Të akuzuarit në rastin “Lagjja e Trimave”

Procesi gjyqësor kundër 37 të akuzuarve nga Grupi i Kumanovës hapet për opinionin më 9 shkurt.

Këtë lajm e ka konfirmuar avokati Naser Raufi, i cili ka theksuar se prezantimi i dëshmive materiale me karakter të mbyllur nga Prokuroria Publike do të përfundojë brenda seancës së sotme dhe asaj që pritet të mbahet me datë 3 shkurt.

Rihapja e këtij procesi gjyqësor për mediat edhe opinionin e gjerë do të bëhet pas një periudhë tre mujorëshe, gjatë të cilës Prokuroria e shtetit para Trupit gjykues i ka prezantuar audio-materialet nga përcjellja e pjesëtarëve të këtij grupit, nga fillimi i muajit janar 2015 e deri pas datës 10 maj të po të njëjtit vit.

Seanca e sotme e radhës do të vijojë me dyer të mbyllura.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh A duhet të ratifikohet demarkacioni vetëm që të liberalizohen vizat?
    test