Shkollat pa ngrohje, ndërpritet mësimi në Kumanovë

Kumanova

Shkollat pa ngrohje, ndërpritet mësimi në Kumanovë

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 16:44
Ilustrim

Për shkak të mungesës së ngrohjes, filloristët e katër shkollave të qytetit të Kumanovës ‘Bajram Shabani”, “Naim Frashëri”, “Vuk Karaxhiç” dhe Hristijan Karposh” tasni edhe dy ditë detyrohen të ndërpresin procesin mësimor.

Përgjegjësi i arsimit në Komunën e Kumanovës Zhivko Kërstevski tha se problemi qëndron tek mungesa e derivateve për ngrohje. Ai tha se, furnizuesit të deri tanishëm i ka skaduar marrëveshja, e ndërkohë përmes tenderit do të kërkohet tenderues tjetër.

"Edhe sot në 4 shkolla kishim problem me zhvillimin e mësimit për arsye se nuk ishin të ngrohura mësojtoret, mirëpo, në momentin deri sa ne po japim këtë deklaratë vec ka arritur nafta kështu që edhe në ndërrimin e dytë do të ketë probleme, ndërkaq, nga nesër puna do të stabilizohet. Kurse definitivisht do të zgjidhet të martën e ardhshme kur furnizuesi i ri do të sjellë sasi të mjaftueshme të naftës për krijimin e kushteve për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor", tha Kërstevski.

Pavarësisht premtimeve për zgjidhjen e problemit, prindërit të revoltuar kërcënojnë se nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë. Drejtorët e dy shkollave fillore në gjuhën shqipe nuk deshën të prononcohen për këtë problem.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat