Kumanovë, këshilltarët shqiptarë braktisin Këshillin Komunal

Kumanova

Kumanovë, këshilltarët shqiptarë braktisin Këshillin Komunal

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 19:07
Kumanova

Plani për punësimin i 48 personave dhe avancimit të kuadrove ekzistues në Komunën e Kumanovës kanë shkaktuar përçarje mes këshilltarëve komunal. Këshilltarët e BDI-së dhe RDK-së në shenjë revolte për numrin e vogël të shqiptarëve të planifikuar për avancim dhe punësim braktisën seancën e Këshillit.

Është hera e parë në vitin 2017 që të thirret në këshillin komunal që të votohet programi për punësime dhe avancime të kuadrove, ne aty kishim mospajtime rreth avancimit të tyre sepse paraprakisht nuk ishim të informuar për atë pikë dhe për të njëjtën kërkuam të tërhiqet prej rendit të ditës ose të plotësohet, nuk kishin mirëkuptim për shkak të afateve që të miratohet në seancë dhe ne si këshilltarë në shenjë revolte lëshuam seancën”, tha Ridvan Asani, këshilltar i BDI-së, Kumanovë.

Me ndryshimet e ligjit çdo institucion duhet patjetër të respektojë përfaqësimin adekuat të çdo etniteti në Maqedoni, aty ne nuk u pajtuam me atë që kishin paraparë propozuesit, ne kërkuam nga ata që e njëjta të tërhiqet për plotësime shtesë. Por të njëjtit kërkuan që plotësimet shtesë të bëhen në seancën e radhës, por ne insistuam që ndryshimet të bëhen direkt në atë mbledhje”, theksoi Zenun Ismaili, këshilltar i RDK-së,Kumanovë.

Pavarësisht braktisjes së seancës, këshilltarët e partive maqedonase miratuan planin për punësimin e 48 kuadrove të reja, nga të cilët 31 maqedonas, 12 shqiptar dhe 1 rom. Nga 200 të punësuarit në Komunën e Kumanovë, 137 janë maqedonas, 31 shqiptarë, 26 serb, 1 rom dhe 5 të nacionaliteteve tjera që jetojnë në Kumanovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat