Në Kumanovë u organizua debat për komunikimin qytetar-komunë

Kumanova

Në Kumanovë u organizua debat për komunikimin qytetar-komunë

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 13:44
Kumanova

Në Kumanovë u organizua debat rajonal ku u prezantuan rezultatet e praktikave ekzistuese të konsultimeve me qytetarët në procesin e krijimit të politikave të nivelit lokal.

Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit ”Forcimi i demokracisë pjesëmarrëse”. Sipas pjesëmarrësve, analiza ka treguar se përgjithësisht ka komunikim ndërmjet qytetarëve dhe komunave në sferën e informimit, por jo edhe në procesin e sjelljes së vendimeve.

Analiza është kryer në nivel rajonal dhe tregon se qytetarët e Maqedonisë verilindore kanë dorëzuar kërkesa të njëjta me qytetarët e rajoneve tjera në vend.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat