Qytetarët në përkrahje të drejtësisë së vonuar për rastin e Almir Aliut

Kumanova

Qytetarët në përkrahje të drejtësisë së vonuar për rastin e Almir Aliut

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 19:04
Almir Aliu

OJQ “Zani” nga Kumanova bën thirrje tek qytetarët e Kumanovës dhe qytetarët tjerë, që më datë 15 shkurt ora 10:00 të mblidhen para Gjykatës Themelore në Kumanovë, kur edhe pritet të fillojë seanca për rastin e Almir Aliut.

Nga kjo organizatë thonë se tubimi para gjykatës nuk do të jetë protestë por detyrë e çdonjërit qytetar me qëllim që drejtësia për jetën e humbur të 4 vjeçarit Almir Aliu të ndahet sipas ligjit dhe agresori të merr dënimin e merituar.

Almir Aliu humbi jetën si pasojë e shtypjes me veturë nga i akuzuari Boban Iliç natën e 25 qershorit 2016. Në seancën e 15 shkurtit, përveç të akuzuarit për vrasje Boban Iliç, para trupit gjykues do të dalin edhe 3 të akuzuarit për dhunë, përfshi këtu edhe prindin e Almirit, Sedat Aliun.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat