Ligji për UÇK-në niset nga Kumanova për në Parlament

Kumanova

Ligji për UÇK-në niset nga Kumanova për në Parlament

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 23:14
Takimi në Kumanovë është organizuar një takim koordinues me ish pjesëtarët e UÇK-së

Janë ngjallë shpresat e ish ushtarëve të UÇK-së për zgjidhje të statusit të tyre pas 16 viteve vonesë. Sonte në Kumanovë është organizuar një takim koordinues me ish pjesëtarët e UÇK-së, ku është prezantuar propozim Ligji për zgjidhjen e statusit të tyre.

Propozimi është përgatitur nga ish eprori i UÇK-së Hazbi Nuredini, me ndihmën e juristëve të njohur. “Jo rastësisht prezantimin e këtij propozin ligji e filluam në Kumanovë, sepse këtu ishte vatra kryesore e luftimeve të vitit 2001”, deklaroi Nuredini. 

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Lëvizjes Besa, subjekt i cili premton se do të angazhohet në Kuvend për zgjidhjen e kësaj çështje. Propozim ligji javët në vijim do të prezantohet edhe para ish pjesëtarëve të UÇK-së në Shkup, Tetovë dhe në viset tjera ku ka pasur luftime. 

Më pas pritet të formohet një Këshill Koordinues i ish pjesetarëve të UÇK-së që do të shqyrtojë masat dhe hapat qe do të ndërmirren për zgjidhje përfundimatare të statusit të tyre. Për miratimin e këtij ligji do të kërkohet përkrahje nga të gjitha subjektet parlamentare shqiptare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat