“Kumanova”, hetohet tortura ndaj të akuzuarve - Bota Sot
“Kumanova”, hetohet tortura ndaj të akuzuarve

Kumanova

E mërkurë, 18 tetor 2017

“Kumanova”, hetohet tortura ndaj të akuzuarve

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 19:03
Grupi Kumanovës

Ministria e Drejtësisë është duke hetuar rastin e grisjes së librit të Nënë Terezës dhe Biblës, si dhe konfiskimit të fletoreve të të akuzuarve për ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë në 9 dhe 10 maj të vitit 2015.

Në rast të shkeljes së autorizimeve, Ministria e Drejtësisë thotë se do të ndërmarrë masa konkrete. Nga ana tjetër Prokuroria Publike thotë se akoma është duke hetuar keqtrajtimin e grupit të Kumanovës, i pranishëm gjatë transportit të të akuzuarve në pothuajse çdo seancë gjyqësore.

“ Prokuroria Publike është në fazën e vërtetimit të fakteve dhe në zbardhjen e rastit ku ka marrë edhe hapa konkret. Janë marrë në pyetje edhe një numër i madh i dëshmitarëve, persona të cilët mund të japin të dhëna për lëndën. Është duke u shqyrtuar dokumentacioni i grumbulluar dhe pritet të merren masa konkrete”, bënë me dije nga Prokuroria Publike.

Në seancën e fundit pala mbrojtëse paralajmëroi se në cilësinë e dëshmitarëve do të ftohen edhe zyrtarë të BDI-së. Nga kjo parti kanë përsëritur qëndrimin identik të bërë 4 muaj më parë, duke theksuar se nëse kërkohet ata janë të gatshëm të dëshmojnë në gjyqin për Lagjen e Trimave. Një ditë më parë edhe ish ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov tha se është i gatshëm që të dëshmojë nëse ftohet nga gjykata.

Pala mbrojtëse paralajmëroi se të gjithë personat që do të përmenden nga ane e të akuzuarve do të ftohen si dëshmitarë.

“ Të gjithë ata që dinë diçka dhe të gjithë ata që kanë folur dhe që do të përmenden nga ana e palës mbrojtëse do të jenë të ftuar edhe nga ana a të akuzuarve dhe nga ana e palës mbrojtëse”, tha avokati Asmir Alispahiq.

Seanca gjyqësore për ngjarjet e majit të vitit 2015 në Kumanovë e cila do të zhvillohet të premten do të filloj me dëshminë e Sami Ukshiniy i njohur me nofkën Komandant Sokoli, ndërsa më pas dëshminë e tij do ta paraqesë Andi Krasniqi i njohur si komandat Malisheva.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test