Kumanovë, fillon procesi gjyqësor dhe protesta për Almir Aliun

Kumanova

Kumanovë, fillon procesi gjyqësor dhe protesta për Almir Aliun

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 12:40
Protesta ne Kumanove per Almir Aliun

Ashtu siç ishte paralajmëruar në Gjykatën Themelore në Kumanovë në orën 10.00 ka filuar. Porcesin gjyqësor e drejton gjykatësja Maja Denkovska. procesi gjyqësor kundër vrasjes së vogëlushit Almir Aliu.

Ndërkohë seanca pritet të shoqërohet me protesta nga qytetarët, organizata joqeveritare “Zani” u ka bërë thirrje të gjtihë qytetarëve të Kumanovës dhe jo vetëm, që të mblidhen para gjykatës.

Nga organizata thanë se tubimi para gjykatës nuk do të jetë protestë por detyrë e të gjithë qytetarëve me qëllim që drejtësia për 4 vjeçarin Almir Aliu të ndahet sipas ligjit dhe agresori të merr dënimin e merituar.

Almir Aliu humbi jetën si pasojë e shtypjes me veturë nga i akuzuari Boban Iliç natën e 25 qershorit 2016. Në seancën e 15 shkurtit, përveç të akuzuarit për vrasje Boban Iliç, para trupit gjykues do të dalin edhe 3 të akuzuarit për dhunë, përfshi këtu edhe prindin e Almirit, Sedat Aliun.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat