Shkolla e muzikës në Kumanovë me paralele në gjuhën shqipe

Kumanova

Shkolla e muzikës në Kumanovë me paralele në gjuhën shqipe

Më: 5 mars 2017 Në ora: 20:15
Shkolla e muzikës

Ministria e Arsimit edhe zyrtarisht ka dhënë pëlqimin për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të shkollës fillore për arsim muzikorë “Pance Peshev” në Kumanovë, për t’i hapur rrugën hapjes së një paralele në gjuhën shqipe në këtë shkollë.

“Para disa javësh nga seanca e këshillit komunal të Kumanovës kur u bë aprovimi i ndryshimeve statutare të shkollës së ulët të muzikës” Pançe Peshev”, ai dokument është drejtuar deri te “MASH” ku fatmirësisht në një periudhe shumë të shkurt duke iu falënderuar ministrit Pishtar Lutfiu kanë sjellë vendim për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe”, deklaroi Ramadan Osmani nga Shoqata MRIKA.

Vendimi i miratuar në ministrinë e Arsimit për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe, duhet të kalojë edhe në këshillin e shkollës në fjalë. Rami Mustafit që inicio zgjidhjen e problemit të nxënësve shqiptarë prêt që nga 1 shtatori në shkollën e muzikës në Kumanovë për herë të parë të nis mësimi edhe në gjuhën shqipe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat