Hapësirë e re për pensionistët në fshatrat e Kumanovës

Kumanova

Hapësirë e re për pensionistët në fshatrat e Kumanovës

Më: 11 mars 2017 Në ora: 17:24
Ilustrim

Për rreth 200 pensionistë nga fshatrat e Kumanovës, Ljubodrag, Novo Sello dhe Umin Doll sot u hap hapësirë për shoqërim dhe rekreacion mes tyre. Klubi i ri i pensionistëve është hapur në hapësirat e ish sallës së fshatit Ljubodrag.

Hapësira është e pajisur me mobilje për nevojat e pensionistëve, me ndihmë të Shoqatës së pensionistëve në Kumanovë, Komunës së Kumanovës dhe kompanive private.

Pensionistët e këtyre fshatrave thanë se hapja e këtij klubi është me rëndësi të madhe për ta, pasi kanë hapësirë për shoqërim dhe rekreacion

Në rajonin e Komunës së Kumanovës, Likovës dhe Nagoriçanit të Vjetër ka rreth 14 mijë pensionistë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat