“Përkthe si duhet majmune”, shpërtheu Zekaj në gjyqin për “Lagjen e Trimave”

Kumanova

“Përkthe si duhet majmune”, shpërtheu Zekaj në gjyqin për “Lagjen e Trimave”

Më: 17 mars 2017 Në ora: 22:14
Valdet Zekaj

“Përkthe siç duhet, dhe jo siç të kanë thënë. Majmune”, këto kanë qenë fjalët e ashpra që Valdet Zekaj, i është drejtuar përkthyeses në seancën e sotme gjyqësore për rastin e “Lagjes së  Trimave”.

Ai është irituar nga përkthimi i përkthyeses zyrtare, e cila mbiemrin e njërit të të akuzuarve Rushiti e ka theksuar si Rushitovski. Kjo ka irituar Zekajn, i cili është ngritur në këmbë dhe ka reaguar me fjalët e ashpra drejtuar përkthyeses.

I akuzuari më pas është qetësuar nga policia, ndërsa i është dhënë vërejtje nga gjykatësja, e cila ka dhënë pushim për qetësimin e tensioneve. Në seancën e sotme ka dëshuar Enver Hoxha, i njohur me nofkën Klein.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat