Pensionistët e Kumanovës do të ndihmojnë të sëmurit dhe të vetmuarit në mesin e tyre

Kumanova

Pensionistët e Kumanovës do të ndihmojnë të sëmurit dhe të vetmuarit në mesin e tyre

Më: 25 mars 2017 Në ora: 17:02
Spiro Nikollovski

Shoqata e pensionistëve në Kumanovë do të fillojë një projekt të ri për ndihmë dhe mbështetje për anëtarët e saj të cilët janë të vetëm dhe kanë vështirësi shëndetësore, informoi sot kryetari i shoqatës lokale, Spiro Nikollovski. Ai njoftoi se do të ndërmarrin iniciativë për aksion më të gjerë, me çka do të formohen ekipe të përbëra nga vullnetarë të kësaj shoqate.

“Ata do të kenë detyrë të vizitojnë të sëmurit dhe personat e moshuar dhe tu kushtojnë vëmendjen e duhur, të bisedojnë me ta që në një mënyrë të jetë mbështetje për ta”, deklaroi Nikollovski.

Në rajonin e Kumanovës, Likovës dhe Nagoriçanit të Vjetër ka afërsisht 14 mijë pensionistë të cilët janë të organizuar në klube dhe grupe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat