Rasti “Kumanova”, prezantohen për herë të parë foto nga obduksioni i katër të vrarëve

Kumanova

Rasti “Kumanova”, prezantohen për herë të parë foto nga obduksioni i katër të vrarëve

Më: 30 mars 2017 Në ora: 19:38
Gjykimi i "Gurpit Kumanova"

Për herë të parë në seancën gjyqësore për rastin “Lagja e Trimave”, të mbajtur kundër të akuzuarit, Sulejman Osmanit, u prezantuan fotografitë nga obduksioni i Mirsad Ndrecajt, Beg Rizajt, Samid Kastriotit dhe Valon Kabashit, të cilët, sipas prokurorisë, janë vrarë gjatë luftimeve më 9 dhe 10 maj 2015.

Prokurori publik, Naum Panovski, pamjet e para të prezantimit të dëshmive materiale i filloi me ekspertizën e një prej të vrarëve, Samid Kastriotit, tek i cili mund të shiheshin plagët e shumta që kishte marrë Kastrioti, në mesin e të cilave dhe dy apo tre plagë nga plumbat, që sipas të gjitha gjasave kanë qenë fatale për jetën e tij.

Gjatë shpalosjes së fotografive të obduksionit të Mirsad Ndrecajt vërehen plagë të ndryshime në trup, goditje në pjesën e djathtë të kokës, gjegjësisht pjesën mbi veshin e djathtë të kokës. Me plagë të shumta në trup ishte edhe Beg Rizaj.

Ai kishte të djegur një pjesë të fytyrës dhe një plagë të madhe në anën e majtë të kokës, gjegjësisht nga syri i majtë e më sipër. Në seancën e ardhshme prokuroria do të përmbyllë prezantimin e dëshmive materiale dhe do të bëhet thirrja e dëshmitarëve nga pala mbrojtëse.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat