BKD dënon ashpër arrestimin e të rinjve shqiptarë nga policia sllavomaqedonase

Kumanova

BKD dënon ashpër arrestimin e të rinjve shqiptarë nga policia sllavomaqedonase

Nga: B.S Më: 2 prill 2017 Në ora: 13:55
Flamuri kombëtar shqiptar në Kumanovë

BKD ka dënuar arrestimin dhe rrahjen e të rinjve shqiptar në Kumanovë nga policia maqedonase.

BKD thotë se flamuri kombëtar shqiptar, është po aq i lejuar të përdoret dhe vendoset edhe në vendet publike, sikurse flamuri i shtetit të Maqedonisë, përcjell Bota sot.

Lexoni më poshtë reagimin e plotë:

Ne si BKD jemi thellë të shqetësuar me arrestimin dhe rrahjen e të rinjve shqiptarë në Kumanovë nga policia sllavomaqedonase, për shkak të ngritjes së Flamurit Kombëtar Shqiptar. Është absurde dhe paradoks, që në një vend ku shqiptarët përbëjnë mbi 40% të popullatës atje, ta kenë të ndaluar përdorimin e Flamurit Kombëtar. Kjo e drejtë është e caktuar edhe në Marrëveshjen e Ohrit, ku shqiptarët krahas sllavomaqedonasve janë komb shtetformues, dhe normalisht që Flamuri Kombëtar Shqiptar, është po aq i lejuar të përdoret dhe vendoset edhe në vendet publike, sikurse flamuri i shtetit të Maqedonisë. I bëjmë thirrje institucioneve të Maqedonisë që sa më shpejt t'i lirojnë të rinjtë shqiptarë, të cilët padrejtësisht janë arrestuar. Kjo thirrje vlen edhe partitë shqiptare atje, që të mos rrinë duarkryq por të veprojnë për lirimin e tyre, dhe këto provokime nga sllavomaqedonasit mos të përsëriten më./BS/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat