Rritet numri i të prekurve nga lia e dhenve në Kumanovë

Kumanova

Rritet numri i të prekurve nga lia e dhenve në Kumanovë

Më: 8 prill 2017 Në ora: 15:56
Ilustrim

Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë, ka regjistruar 38 persona të sëmurë nga lia e dhenve, që është dyfish më shumë në krahasim me muajin e kaluar, kur ishin regjistruar 16 persona, informojnë nga QSHP në Kumanovë. Sipas mjekes Jadranka Stamenovska, pritet që numri i të sëmurve gjatë muajve të ardhshëm të rritet.

“Numri më i madh i të prekurve janë fëmijët deri në moshën 6 vjeçare, ku janë regjistruar 30. Dhe kemi 28 persona të moshës së rritur. Kjo është sëmundje akute infektuese dhe pas shërimit mbetet imunitet solid, megjithatë është numër i madh i të infektuarve”, deklroi Stamenovska.

Sipas epidemiologëve, kjo sëmundje kalon me fotografim të lehtë klinik në periudhë prej dy deri tre javë. Epidemiologët paralajmërojnë higjienë tëk fëmijët dhe pastrim të shpeshtë të hapësirave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat